Akademia për lidership dhe vullnetarizëm e Kosovës

Akademia për Lidership dhe Vullnetarizëm ka për qëllim të përgatisë të rinjtë nga Kosova në fushën e organizimit të ngjarjeve sportive ndërkombëtare dhe vendore. Një nga ngjarjet ku pritet të përfshihen studentët e trajnuar nga kjo Akademi është Kampionati Botëror Universitar në Hendboll 2022, ngjarja sportive më e madhe ndërkombëtare në histori të Kosovës.

Akademia për Lidership dhe Vullnetarizëm e Kosovës ka për qëllim të arrijë këto objektiva:

  • Zhvillimin e kapaciteteve të brendshme të organizimit
  • Inicimin e bashkëpunimit me universitete pjesëmarrëse
  • Promovimin e vlerave të UP-së në skenën ndërkombëtare
  • Angazhimin e studentëve të fakulteteve përkatëse, duke u krijuar atyre mundësinë që të përfitojnë përvojë profesionale
  • Të tjera fusha me interes.

Trajnimet të cilat do të organizohen nga Akademia e Lidershipit dhe Vullnetarizmit ndahen në fushat si në vijim:

1.      Sport

2.     Mjekësi

3.     Media dhe PR

4.     Marketing

5.     Transport

6.      Akomodim, mikpritje dhe katering

7.     ICT

8.     Koordinim të përgjithshëm

Gjithsej do të përzgjedhen 150 studentë nga këto fakultete:

  • Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit
  • Fakulteti i Mjekësisë
  • Fakulteti i Filologjisë
  • Fakulteti Ekonomik
  • Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike ( Programi: Komunikacion dhe Transport)
  • Fakulteti Juridik
  • Fakulteti i Inxhnierisë Elektrike dhe Kompjuterike.
Log in